Prishtinë, 4 dhjetor, NOA - Forca e Sigurisë së Kosovës, ashtu si edhe gjatë vitit të kaluar, do ta ndihmojë palën shqiptare për të përballuar situatën e rënduar të përmbytjeve, të shkaktuar në veri të vendit.
Kështu, bëhet me dije se FSK ka dërguar një njësi kërkim shpëtimi në Shqipëri, vendimi ky që pasoi kërkesën e drejtuar ndaj saj prej qeverisë së Shqipërisë për ndihmë emergjente.
Ndërkaq, Prishtina zyrtare ka deklaruar se është e gatshme të mbështesë edhe në forma të tjera qeverinë shqiptare dhe banorët e zonave të përmbytura.
Nga ana e saj, edhe Kosova duket se po vuan edhe ajo nga reshjet e shumta, të cilat kanë ndikuar që disa lumenj të këtij vendi të dalin nga shtrati.
Kështu, në komunën e Gjakovës, ura e fshatit Devë është ndërprerë për qarkullim, pasi është vlerësuar se është bërë e rrezikshme për qarkullim të qytetarëve, ndërsa në komunën e Klinës janë shkatërruar qindra hektarë tokë bujqësore. Edhe në komunën e Drenasit, si pasojë e shiut, disa rrugë janë bërë të vështira për qarkullim.
Reportazh - Aty ku jetohet në kushte migjenianeKosova sjell forca sigurie, futen në operacione
Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF
Kaskada e Drinit, situata ende problematike
Meta: Duam të shpëtojmë jetën e njerëzve
Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb
Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video
n.e/NOA