English

Përmbytjet, kryeministri Berisha mbërrin në prefekturën e Shkodrës

Shkodër, 4 dhjetor, NOA – Kryeministri Berisha në këto momente pritet që të ndodhet në prefekturën e Shkodrës, për t’u njohur më nga afër me të dhënat më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në zonat që ajo mbulon.

Ndërkaq, edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi i është drejtuar sot veriut të vendit, duke qenë i pranishëm pas pak në Vaun e Dejës, për t’u njohur më nga afër me situatën e shkarkimeve në kaskadat e hidrocentraleve atje.

Situata sipas të dhënave të para nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA nga vendngjarja, vazhdon të jetë e rënduar, ndërsa liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna vazhdojnë të tejfryhen, e cila çon në rritjen e nivelit të ujit në qytetin Shkodrës.

Ndërkaq, Shtabi po merr masa për klorifikimin e zonës dhe evakuimet kanë vazhduar gjithë natën.

n.e/NOA

KOMENTE