English

Pezullohen ndeshjet, FSHF reagon pas përmbytjeve

Tiranë, 4 dhjetor, NOA – Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë në shqyrtim situatën e rënduar të përmbytjeve në vendin tonë, ka marrë vendimin për të shtyrë të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit.

Kjo edhe pasi në shumë stadiume dhe terrene sportive ku do të zhvilloheshin takimet e programuara të kësaj fundjave, gjendja është përkeqësuar si rrjedhojë e reshjeve të shumta dhe të pandërprera të ditëve të fundit.

Ndërkaq, java e 14-të e Kategorisë Superiore si edhe ndeshjet e të gjitha kategorive të tjera të futbollit janë parashikuar që të zhvillohen në një javë tjetër, e cila do të përcaktohet nga Sektori i Garave pranë FSHF-së.

n.e/NOA

KOMENTE