English

Reshjet e shiut, akset rrugore problematike në Gjirokastër

Reportazh - Aty ku jetohet në kushte migjeniane

Kosova sjell forca sigurie, futen në operacione

Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF

Kaskada e Drinit, situata ende problematike

Meta: Duam të shpëtojmë jetën e njerëzve

Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb

Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video

Gjirokastër, 4 dhjetor, NOA – Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit kanë sjellë probleme dhe në qarkullimin e automjeteve në Qarkun Gjirokastër,

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër njofton se situata e akseve rrugore në këtë zonë paraqitet si më poshtë; Akset rrugore nacionale, si Gjirokastër - Sarandë dhe Gjirokastër - Tepelenë janë plotësisht të kalueshme dhe deri tani s’ka asnjë vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Në aksin rrugor nacional Gjirokastër - Tepelenë në vendin e qaujtur Hormovë ka pasur herë pas herë rënie gurësh në rrugë, por që s’kanë bllokuar qarkullimin, pasi në këtë vend është instaluar një fadromë e Ndërrmarjes Rajonale Rruga - Ura e cila bën pastrimin e herë pas hershëm të këtij aksi.

Akset rurale që lidhin komunën Lunxhëri me Gjirokastrën dhe komunën Antigone me Gjirokastrën janë të bllokuara pasi në një segment prej 100 metra ka dalë uji i lumit Drino mbi asfalt ku automjetet e vogla nuk qarkullojnë fare, por edhe automjetet e mëdha qarkullojnë me shumë vështirësi.

Në aksin Rrugor rural Gjirokastër - Lunxhëri në vendin e quajtur Ura e Aznakut rreth orës 08.30 të mëngjesit të datës 04.12.2010, një automjet është bllokuar mbi urë si pasojë e ujit. Është ndërhyrë menjëherë nga Reparti Zjarrfikës dhe Patrulla e Përgjithshme e Policisë ku është bërë e mundur nxjerrja nga uji e automjetit dhe e personave që ishin brenda, ku s’ka pasur asnjë problem për jetën e tyre.

Si pasojë e daljes së lumit Drino nga shtrati është nën ujë edhe nënstacioni elektrik i qytetit Gjirokastër.

Në rrethin e Tepelenës akset rrugore nacionale dhe akset rrugore rurale janë të kalueshme pa probleme të theksuara .

Në rrethin e Përmetit aksi rrugor Përmet - Çarshovë në vendin e quajtur Rrepet e Badlonjës është tërësisht i bllokuar si pasoje e rënies së masiveve të mëdha shkëmbore.

Në këtë vend kanë shkuar fadromat e Ndërrmarjes Rajonale Rruga -Ura dhe po punojnë për të zhbllokuar këtë aks.

Aksi nacional Përmet -Këlcyrë, në afërsi të vendit të quajtur Kuqan, qarkullimi kryhet me një kalim për shkak të rrëshqitjes së dherave. Edhe këtu po punojnë forcat e Ndërmarrjes Rruga - Ura për të bërë të kalueshëm pa probleme edhe këtë segment të këtij aksi.

Akset e tjera rurale në të gjithë qarkun janë plotësisht të kalueshëm.

Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor ka mobilizuar të gjithë efektivin për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugëve që kanë nevojë si dhe për të shmangur e parandaluar aksidentet rrugore.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka kaluar të gjithë efektivat në gatishmëri, ku të gjithë Inspektorët e Policisë së Zonave janë instaluar në qendrat e komunave dhe lagjet e bashkive për t’u ardhur në ndihmë banorëve në rast nevoje.

a.k/NOA

KOMENTE