Berat, 4 dhjetor, NOA – Kur situata e përmbytjeve në mbarë vendin ka bërë kritike edhe fryrjen e lumenjve në qytete të tjera në jug të vendit, duke sjellë frikën e mbytjes në ujë edhe të qendrave të qyteteve, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, njëkohësisht edhe kryetar i grupit të deputetëve të maxhorancës për Beratin, zbriti në qytetin e Beratit për të inspektuar lagjen Celepias e monitoruar situatën e krijuar në luginën e lumit Osum, si pasojë e reshjeve të shumta të rëna ditët e fundit.
“Ndonëse sot problemet më të mëdha janë në Shqipërinë veriore, - tha Ministri Pollo, - edhe lumi i Osumit ka vërshuar gjë që tregon forcën dhe ndonjëherë edhe fuqinë e natyrës.
SPECIALE, GJITHÇKA MBI PERMBYTJETAi theksoi se për fat të mirëpërkujdesit që treguan strukturat, u vendos sot paradite me shpejtësi argjinatura me zhavorr në mënyrë që të kanalizohej rryma e fortë në shtratin kryesor të lumit.
“Mendoj që sot gjendja është e sigurt, tha Pollo, por ajo duhet të jetë në monitorim të vazhdueshëm.
“Edhe lumi i Osumit, pavarësisht nga topografia e tij ka problemet e veta, që sipas Pollos duan vëmendje dhe reagim të menjëhershëm, për të shpëtuar qytetet rreth tij nga ndonjë tejfryrje e lumit, që do të përshkallëzonte sipas tij situatën e përmbytjeve edhe në këto zona.
i.t/NOA