Tiranë, 4 Dhjetor 2010 NOA/ Ervin Tirana – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, rezulton ndër faqet shqiptare më të ndjekura në vend dhe në botë, me një rritje progresive të ndjeshme që nga lindja e saj tre vjet më parë, kur njihej si “News of Albania” (www.newsofalbania.net).
Kurse ditët e fundit, ka një shtim të numrit të lexuesve dhe rritje të kohës së qëndrimit të tyre në faqen zyrtare të NOA, wwww.noa.al.
Kjo shpjegohet me faktin se situata këto ditë në vend ka qenë dhe vazhdon të jetë problematike për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që më së shumti kanë ardhur si pasojë e shkarkimit të ujërave masive nga digat.
Sondazhi i kryer me telefonata rastësore tek abonentë të internetit në Tiranë dhe rrethe, të dhënat statistikore që ofrohen nga serverët, si dhe informacionet që jepen në motorët e kërkimit si dhe në matësin profesional të audiencës së faqeve, e nxjerrin NOA-n si një ndër më të ndjekurat.
Sondazhi dhe të dhënat evidentojnë se lajmet më të fundit nga vendi dhe bota, lexuesit ua besojnë faqeve prestigjioze, si Balkanweb, NOA, Top Channel, Gazeta Start dhe Shekulli.
Sipas të dhënave statistikore, NOA rezulton me kohë qëndrimi në faqe, rreth 30 minuta në ditë, mesatare për lexues, një ndër kohëzgjatjet më të larta në të gjitha faqet shqiptare në vend.
Me rreth 26 mijë vizitorë unikë në ditë dhe mbi 450 mijë klikime në ditë, NOA vijon rritjen progresive të audiencës së saj dhe stafi i saj, motivohet që të jetë gjithnjë në kërkim të lajmit dhe transmetimit sa më të shpejtë të tij.
Sakaq, NOA është duke përgatitur faqen e saj të re, e cila vjen si një surprizë e këndshme për lexuesit në Shqipëri dhe anembanë botës, në prag të Vitit të Ri 2011.
e.t/e.r/NOA