English

“SOS” – Përshtypje nga zonat e përmbytura

Shkodër, 4 dhjetor, NOA/ Nga Hamza Hatika - Në repartin ushtarak të Gurit të Zi, në fshatin Rrënxë, në hyrje të Shkodrës jetojnë tashmë rreth 355 banorë nga komuniteti rom, i cili është strehuar aty nga Shtabi i Emergjencës që në datën 28 Nëntor.

Por, aty jetohet në kushte që edhe vetë Migjeni, do të mendohej gjatë përpara se të përshkruante mjerimin e tyre në këtë fillim mileniumi.

Erdhëm në datën 28 Nëntor në orën 12, por u futëm brenda në orën 1 të natës në errësirë të plotë.

Përse kjo torturë pa shpjegim?!

Të zhveshur, të lagur, të uritur, të sëmurë, e me prindër që i druhen një fatkeqësie të dytë për fëmijët, ata orvaten në ambjentet jashtë standarteve të jetës, ku edhe për kafshët veterinerët nuk do të firmosnin.

Dje ministri i Punës, Spiro Ksera dhe stafi i tij zbarkuan për të parë nga afër gjendjen në atë kamp ilegal me njerëz në kulm të dëshpërimit, e të mjerimit.

Jetojnë si për ironi të fatit, duke sfiduar këdo që i shikon, pa ujë, pa drita, me një hamburger në ditë, pa ilaçe, pa ndërsa dhe mbulesa, pa krevatë dhe vetëm sobat me dru të bëra në pyll gjatë ditës, janë e vetmja ngrohtësi që i mban ata akoma të gjallë!

Familjarë, pesimistë, fëmijë që kërkojnë minimumin jetik, sy të ftohtë dhe të lodhur që u shmangen përplasjeve mes tyre, janë përplasja e nervave në kulm pas përballjes me situatën më drastike dhe me premisa për agravim të saj.

Asnjë kusht minimal jetik, asnjë shpresë dhe përkujdesje, e kur dizanteria apo sëmundjet e stinës të përhapen në atë kamp të frikshëm ilegal, parandalimi në kohën e duhur, do të jetë ëndërr e vonuar për të gjithë ne.

“Nuk kemi ilaçe për fëmijët dhe veten, ja, kemi recetat, por nuk kemi lekë të paguajmë farmacitë”, - thotë një nënë me 6 fëmijë.

Në dhomat e tyre ka vetëm një sobë me dru, disa shtroje në tokë, dhe ata flenë bashkë disa familje, nga tre dhe katër, qëndrojnë duke u ngrohur më shumë në krahët e njëri-tjetrit.

Energjia elektrike mungon dhe qirinjtë janë krenarë për misionin e tyre primitiv, por akoma fisnik.

Aty këndohet 24 orë në ditë e natë kënga e trishtimit, e realiteti i tyre të pikëllon.,

Dhe Daimi, ushtari më i ri i repartit në fshatin Rrënxë të Shkodrës, kur të rritet besoj, do të vendosi rregullat e munguara në raste evakuimi ...

Reportazh - Aty ku jetohet në kushte migjeniane

Kosova sjell forca sigurie, futen në operacione

Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF

Kaskada e Drinit, situata ende problematike

Meta: Duam të shpëtojmë jetën e njerëzve

Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb

Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video

NOA

KOMENTE