Paris, 4 dhjetor, NOA - Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë është sulmuar nga huliganë, të cilët kanë dëmtuar pllakën zyrtare të ambasadës, duke shkruar simbole dhe parulla serbe.
Burime diplomatike thanë se pllaka e ambasadës është dëmtuar, ndërsa në dyert e jashtme të dëmtuara janë shkruar parulla dhe simbole serbe.
Policia franceze menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij akti që dyshohet se është kryer nga ekstremistë serbë.
Ministria e Jashtme e Kosovës është informuar për rastin dhe sot pritet të jap hollësi lidhur me sulmin e tillë ndaj përfaqësisë diplomatike në kryeqendrën franceze.
Ky është rasti i dytë Brenda një periudhe të shkurtër që në vendet e BE-së sulmohet ambasadat kosovare, pas djegies së flamurit të Kosovës në ambasadën në Romë.
NOA/INA