English

Topi: Shkarkimet nga HEC janë të nevojshme, lini debatet, duhet solidaritet

Reportazh - Aty ku jetohet në kushte migjeniane

Kosova sjell forca sigurie, futen në operacione

Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF

Kaskada e Drinit, situata ende problematike

Meta: Duam të shpëtojmë jetën e njerëzve

Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb

Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video

Shkodër, 4 dhjetor, NOA Update – Presidenti i Republikës Bamir Topi ka bërë një apel të fortë ndaj klasës politike për të lënë debatet në lidhje me përmbytjet dhe të mendojnë më shumë për jetën e njerëzve.

Në prononcimin e dhënë në Shkodër pas takimit me Shtabin e Emergjencës kreu i shtetit ka theksuar se gjendja është e rëndë. Ai ka kërkuar që të përballohet situata dhe ka vlerësuar punën e institucioneve.

Por jashtë vëmendjes së kreut të shtetit nuk kanë ngelur dhe debatet e zhvilluara ditët e fundit, ku opozita ka sulmuar mazhorancës për paaftësi.

Topi ka theksuar se nuk është koha për debate, por për ndihma dhe solidaritet për të përballuar këtë situatë. “Nuk është momenti për debate. Debatet le të bëhen ku është vendi”, tha Topi.

Më pas kreu i shtetit ka vizituar Vaun e dejës ku ka parë nga afër prurjet dhe shkarkimet e digave.

Topi ka theksuar se shkarkimet nga hidrocentralet janë të nevojshme për të mos e përkeqësuar situatën.

a.k/NOA

KOMENTE