Kosova sjell forca sigurie, futen në operacione
Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF
Kaskada e Drinit, situata ende problematike
Meta: Duam të shpëtojmë jetën e njerëzve
Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb
Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video
Prishtinë, 4 dhjetor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga qytetarët e Kosovë dhe institucionet e saj që të ndihmojnë banorët e zonave të përmbytura në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat Vetëvendosja shpreh solidarizimin me qytetarët e zonave të përmbytura.
“Lëvizja Vetëvendosje inkurajon gjithë popullin e Kosovës por edhe më gjerë që të solidarizohen me qytetarët e zonave të përmbytura në Shqipëri, duke i ndihmuar në të gjitha format që sa më lehtë ta tejkalojnë gjendjen e rëndë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Në reagimin e saj Vetëvendosje shprehet se po ndjek me shqetësim të madh gjendjen e rëndë dhe ndan dhimbjen me qytetarët e Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë shpreh solidaritetin saj për tejkalimin e kësaj gjendje.
a.k/NOA