Vlorë, 5 dhjetor, NOA – Shtimi i reshjeve ka sjellë dhe përkeqësimin e situatës në hyrje të qytetit të Vlorës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se në Urën e Mifolit lumi Vjosë ka arritur të kalojë mbi tabanin e urës duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës përreth.
Disa shtëpi janë përmbytur ndërkohë që raportohet se prurjet mund të vijnë edhe më të mëdha. Pavarësisht pushimit të reshjeve lumi Vjosë vazhdon të rritet për shkak se prurjet e tij zënë fill në malet e Pindit në Greqi.
Përmbytjet, raportim minutë pas minutePo si pasojë e problematikës së lumit Vjosë ka pasur përmbytje dhe në Fier.
Në Vlorë situata paraqitet më serioze në Novoselë dhe fshatin Fitore ku janë përmbytur disa banesa.
a.k/NOA