English

Daci: Duhen patjetër bisedime me Serbinë

Prishtinë, 5 dhjetor - Lideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhta Daci ka thënë se Kosova është e detyruar dhe patjetër të hyjë në bisedime me Beogradin për zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta.

“Unë besoj që nuk kemi qare pa hy. Do të thotë është vullnet i imponuar me Rezolutën e OKB-së”, ka thënë Daci në intervistë.

I pyetur se cila është arsyeja që votuesi i Kosovës duhet të vendosë kësaj radhe që të votojë për LDD-në, Daci ka thënë LDD-ja është e gatshme ta funksionalizojë shtetin e Kosovës, një shtet që do të qëndronte në shtyllat më të fuqishme të vetat, në integritet territorial, në sovranitet, në kushtetutshmëri, ku jeta do të zhvillohej brenda ligjeve.

“LDD ka kapacitet dhe potencial për këtë dhe përnjëherë do të fillonte një zhvillim i fuqishëm ekonomik shumë i bazuar në fiskalitet dhe në mundësi të veta, pa ëndrra të mëdha, që do t’i punësojmë 150 mijë veta ose 120, ose 30 mijë. Pa rrenë të mëdha dhe do të fillojë të shihen në gjashtëmujorin e parë hapat e parë që kthejnë optimizëm në Kosovë”.

a.k/NOA/VOA

KOMENTE