English

Emergjenca, CEZ: U rikthye energjia elektrike për 50 mijë abonentë në të gjithë vendin

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Pas përmbytjeve që pësoi qyteti i Shkodrës dhe fshtrat rreth saj kompania CEZ Shpërndarje ka vënë në dispozicion 32 ekipe pune me 105 punonjës në të gjithë rajonin e Shkodrës, të cilët po punojnë 24 orë në 24 për përballimin e situatës me energji elektrike dhe parandalimin e një tragjedie njerëzore.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Përmes një deklarate për shtyp, CEZ Shpërndarja bën me dije se gjatë përmbytjes së Shkodrës, ku janë plot 95.000 abonentë pasuan edhe një sërë defektesh që sollën edhe ndërprerjen e energjisë për 30.000 abonentë të zonave të përmbytura.

CEZ njoftoi se aktualisht energjia elektrike është kthyer për afro 24.000 abonentë të rajonit të Shkodrës, ndërkohë që për arsye sigurie, pasi zonat janë nën ujë, pa energji vazhdojnë të jenë rreth 6.000 abonentë të tjerë, për të cilët për sa kohë niveli i ujit mbetet i lartë, ndërhyrja mbetet e pamundur.

Gjatë ditëve të emergjencës janë ndërruar 10 transformatorë, të cilët kanë eleminuar defektet e shumta të shkaktuara nga moti i keq dhe është siguruar furnizimi normal me energji i abonentëve.

CEZ bën me dije se janë të përmbytura nënstacionet në Zues, Trush, Dajç dhe Cas.

Nënstabioni Shkodra 2 rrezikoi të përmbytej nga rritja e nivelit të ujit, por aktualisht është në punë dhe niveli i ujit po mbahet nën kontroll me anë të pompave.

Ndërsa për abonentët që furnizohen nga nënstacioni Cas, i cili aktualisht është i përmbytur, është gjetur një zgjidhje alternative, që i furnizon ata nga fideri 3 i nënstacionit Velipojë.

Sipas CEZ, mësohet se për rivënien në punë të pajisjeve të stakuara në këtë nënstacion u ngrit menjëhere një digë mbrojtëse me material inert, si dhe u instaluan pompa nëpërmjet të cilave u bë e mundur ulja e nivelit të ujit.

CEZ sqaron se janë marrë të gjitha masat paraprake për nënstacionin Lezhë, në rast të rritjes së nivelit të ujit.

Në këtë nënstacion janë vendosur kabllo të tensionit të mesëm, për furnizimin e fiderave që furnizojnë me energji institucione të rëndësishme si spitalin, hidrovorin, etj. Gjithashtu, CEZ Shpërndarje, në bashkëpunim më punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellsit, po punon në nënstacionin e pompave të ujësjellësit Shkodër për sigurimin dhe funksionimin e pajisjeve elektrike, që furnizojnë pompat e ujësjellësit.

Me uljen e nivelit të ujit është kthyer energjia elektrike në komunën Bërdicë, nga ku dhe bëhet shpërndarja e ndihmave për banorët nga Shtabi i Emergjencës.

Aktualisht është kthyer energjia elektrike për 50.000 abonentë në të gjithë Shqipërinë, nga 60.000, që deri dje rezultonin pa energji elektrike.

i.t/NOA

KOMENTE