English

Greva në Spanjë, avionët nisin fluturimet

Madrid, 5 dhjetor, NOA - Mbas përfundimit të grevës së pilotëve, gjendja e qarkullimit ajror në Spanjë është normalizuar.

Të shtunën pasdite në aeroportet e mëdha të Madridit, Barcelonës, Palma de Mallorca-s dhe Ishujve Kanare nisën sërish fluturimet e avionëve.

Ministri i Brendshëm Alfredo Perez Rubalcaba tha në Madrid se gjendja do të normalizohet plotësisht ditën e hënë. Pilotët spanjollë lanë ditën e premte punën në mënyrë spontane, për të protestuar kundër një rregulli të ri që ka të bëjë me kohën e punës së tyre.

Qeveria spanjolle vendosi ditën e shtunë, për herë të parë pas 35 vjetësh të rrëzimit të diktaturës së Francos, gjendjen e alarmit. Ushtria morri kontrollim mbi pultin e kontrollit. Pilotët u kërcënuan se do të gjykohen sipas ligjeve ushtarake, nëse nuk i japin fund grevës. Më fillimin e pasdites, pilotët u kthyen në shërbim.

NOA/DV

KOMENTE