English

Helikopterët turq nisin operacionet në zonat e përmbytura

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Helikopterët e forcave të armatosura turke kanë nisur sot fluturimet e para në zonat e përmbytura në Shkodër, për të shpërndarë ndihma dhe për të transportuar banorët që janë në zona të rrezikshme.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Ambasa e Turqisë në Tiranë njofton se bëhet fjalë për 3 helikopterë, të cilët u dërguan në Tiranë nga Presidenti Abdullah Gyl.

Ndihma e Turqisë do të vazhdojë dhe me mjete materiale. “Gjatë javës nëvijim për të dëmtuarit nga përmbytjet do të dërgohen ndihma materiale si 150 çadra dhe 1000 batanije.

Gjithashtu është planifikuar dërgimi i ndihmave të tjera si barna, pajisje mjekësore, veshje dhe ushqime”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Turqia dhe Kosova ishin vendet e para që ju përgjigjën thirrjes për ndihmë nga autoritet Shqiptare.

a.k/NOA

KOMENTE