English

KESH publikon shkarkimet nga HEC-et, prurjet ende të larta

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar në pjesën më të madhe të territorit të vendit, në zonën e hidrocentraleve kryesore prurjet janë ende të mëdha.

Korportata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) publikoi paraditen e sotme të dhënat e fundit nga hidrocentralet e kaskadës mbi lumin Drin. Sasia e shkarkimeve nga këta hidrocentrale është vendimtare për uljen e nivelit të ujit në zonat e përmbytura në Shkodër.

Raportim minutë pas minute

Sipas të dhënave të KESH, në hidrocentralin e Fierzës niveli i liqenit është 291,42 metra. Kuota maksimale e lejuar e këtij liqeni është 296 metra. Ndërkohë që prurjet janë 1440 m3/sek dhe shkarkimet nga portat e këtij hidrocentrali janë 1086 m3/sek.

Prurje të larta ka dhe në hidrocentralin e Komanit ku niveli liqenit ka arritur 170,03 metra. Kuota maksimale e lejuar është 175 m, ndërsa prurjet gjatë ditës së sotme janë 1533 m3/sek dhe shkarkimet 1826 m3/sek.

Në Vaun e Dejës niveli i ujit është 73,46 metra. Kuota e lejuar sipas parametrave të të teknikës për mbajtjen e digave është 76 metra. Aktualisht prurjet janë 2040 m3/sek dhe shkarkimet 1 943 m3/s.

Të dhënat zyrtare të KESH

Fierza

Niveli i liqenit 291,42 metra

Kuota maksimale 296 m

Prurjet 1440 m3/sek

Shkarkime 1086 m3/sek

Komani

Niveli i liqenit 170,03 metra

Kuota maksimale 175 m

Prurjet 1533 m3/sek

Shkarkime 1826 m3/sek

Vau i Dejës

Niveli i liqenit 73,46 metra

Kuota maksimale 76 m

Prurjet 2040 m3/sek

Shkarkime 1 943 m3/sek

a.k/NOA

KOMENTE