English

Lezha s’ka më panik për përmbytje, ulet niveli i ujit në Torovicë

Torovicë, (Lezhë), 5 dhjetor, NOA – Uji i grumbulluar në Fushën e Torovicës nuk rrezikon më të vërshojnë në zonën e Lezhës. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lezhë raporton se gjatë ditës së sotme është vërejtur ulje e nivelit të ujit të grumbulluar.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Për pasojë argjinatura e fortifikuar gjatë 48 orëve të fundit nga Forcat e Armatosura dhe bizneset e zonës mund ta përballojë sasinë e ujit të grumbulluar.

Fusha e Torovicës ka qenë një prej maktheve të ditëve të fundit për banorët e Lezhës dhe gjithë rajonin verior. Sasia e ujit të grumbulluar nga reshjet ishte në gjendje të shkaktonte përmbtuyje për disa komuna dhe një pjesë të qytetit të Lezhës.

Dje kryeministri Sali Berisha, pas reshjeve të dy netëve, vizitoi këtë zonë. Ai kërkoi evakuimin e banorëve të zonës, si pasojë e përmbytjes që mund të shkaktojë dredhja e ujit në luginën që ndodhet mes Lezhës dhe Shkodrës.

Prurjet e mëdha të shirave kanë bërë që rreth 5 mijë tonë materiale inerte të mos mjaftonin për të garantuar Fushën e Torovicës, nëse do të kishte ende reshje të tjera shiu.

“Kjo është zona më delikate dhe më e rrezikshme, pasi siç e shihni pak centimetra më larg nga uji ka arritur 6-7 metra dhe mund të vërshojë drejt Torvicës dhe më tutje”, tha Berisha dje.

a.k/NOA

KOMENTE