English

Maqedonia në OKB voton rezolutë kundër interesave të SHBA

Nju Jork, 5 dhjetor, NOA - Ambasadori maqedonas në OKB ka votuar një rezolutë kundër SHBA-ve dhe aleatëve të saj në favor të Sirisë, e cila ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues.

Vota për Sirinë është vlerësuar nga qarqe diplomatike në selinë e OKB-së si një kundërpërgjigje ndaj politikave të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, për shkak se rrezikoheshin interesat izraelite në Lindjen e Mesme.

Kontesti për Rrafshnaltën e Golanit midis Izraelit dhe Sirisë ka qenë çështja e propozimit të kësaj rezolute, dhe se votimin e njëjtë në favor të Sirisë e kanë bërë edhe Koreja Veriore, Rusia, Serbia, Irani, Kuba dhe shtete tjera aziatike dhe afrikane.

Ndërsa kundër Sirisë kanë votuar SHBA, Kanadaja, Izraeli, dhe vendet tjera, ndërsa 52 shtete anëtare duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe kanë qenë të përmbajtura në votim.

Politika amerikane e vlerëson Sirinë si një nga vendet e rrezikut të lartë krahas Iranit dhe Koresë Veriore. Shahzab Xhilani, analist i BBC-së ka theksuar se votimi i kësaj rezolute nga ana e Maqedonisë është një hap i paparamenduar.

“Vlerësoj se Maqedonia nuk mendon për pasojat e mëdha që mund ti ketë dhe që mund të jenë ndaj perspektivës së saj në ofrimin drejt BE-së”, deklaroi Xhilani.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë nuk ka komentuar vendimin e saj që ka ndërmarrë në OKB. Maqedonia vendosi votën pro Sirisë, pasi që ky vend në shtator të këtij viti bëri njohjen e vendit me emrin kushtetues.

NOA/INA

KOMENTE