Sarandë, 5 Dhjetor 2010 NOA – Një shtetase gjermane, është arrestuar mbrëmjen e sotme në vendkalimin kufitar të Qafë Botës në rrethin e Sarandës pasi iu gjetën armë zjarri dhe municione të kalibrit të bogël, të cilat i mbante në bagazhet e saj.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se shtetasja nga Gjermani, së cilës për momentin i jepen vetëm inicialet A.B., u kap me tre pistoleta dhe disa dhjetëra fishekë të cilët i kishte fshehur në çantat e saj, ndërsa po përpiqej të kalonte këtë pikë doganor shqiptare për të shkuar në Greqi.
Shtetasja gjermane është arrestuar dhe momentalisht po merret në pyetje nga policia kufitare e Qafë Botës në pritje për t’u dërguar në drejtorinë e Policisë së Vlorës për verifikime të mëtejshme.
e.r/NOA