Tiranë, 5 Dhjetor 2010 NOA - Dita e hënë do te vijoje me mot te kthjellet ne te gjithë territorin shqiptar por temperaturat do te mbeten te ulëta sidomos ne mëngjes.
Ne mesdite do te kemi kalime vranësirash neper territor, ku me te dukshme do te jene ne zonat veriore dhe jugore.
Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e ditës do të vijoje me kthjellime ne bregdet dhe ultësirën perëndimore ndërsa pjesa tjetër e vendit do te mbetet me vranësira te lehta.
Mbrëmja dhe nata do te ketë kalime te vranësirave ne te gjithë vendin ndërsa ne mëngjesin pasardhës kthjellimet ri-kthehen serish ne vend.
Temperaturat e ajrit do te qëndrojnë konstante ne vlerat minimale por vlerat maksimale do te rriten lehte ne te gjithë vendin.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim veriperëndimor - perëndimor ndërsa dallgëzimi ne det te arrijë 3 balle.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteEuropa
Moti – E hene, 6 dhjetor 2010
Evropa Qendrore dhe Jugperëndimore do te vijojnë te jene me reshje shiu dhe dëbore. Situata do te mbetet problematike ne France dhe Spanje pasi reshjet e dendura te dëborës do te shoqërohen me një tjetër ulje te temperaturave.
Një qendër me presion te ulet atmosferik do te zhvendoset drejt verilindjes se Evropës duke gjeneruar reshje te dendura te dëborës te shoqëruar me stuhi te forta ere.
Me reshje te dendura dëbore do te jene Alpet e Evropës si edhe veriu i Italisë.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Evropian do te dominohet nga moti i kthjellet dhe temperatura te ulëta.
Ngjarje ekstreme në Evropë:
Italia Veriore alarmon për ere te forte dhe dëbore te dendur;
Alpet do te mbetet me reshje dëbore dhe stuhi te forta ere;
Franca dhe Spanja alarmon reshje dëbore dhe stuhi ere;
Ishujt Britanike do te mbeten me reshje shiu dhe dëbore.
e.r/NOA