English

Pasqyra e Shtypit, 5 Dhjetor 2010

Tiranë, 5 Dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme të gjitha detajet mbi operacionet e evakuimit të ndërmarra në veri të vendit nga strukturat e policisë dhe ushtrisë, në kuadrin e situatës së rënduar të përmbytjeve.

Ato paraqesin edhe deklaratën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi për padobishmërinë e debateve politike në situatën e krijuar.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Myftiu i Shkodrës: S’ka faj zoti”, i cili pasqyron nj intervistë të përfaqësuesit të komunitetit mysliman në Shkodër për përmbytjet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit.

“Shkodra historia nga lashtësia deri në ‘39”, është një tjetër artikull i kësaj gazete që flet për historinë e Shkodrës dhe qytetarinë e saj.

Një tjetër artikull i gazetës është “Vendimi i apelit flet Baze, gruaja e Sollakut, 100 milionë lekë gjobë”

“Intervistë e Adelina Ismajlit nga Parisi”, është një tjetër artikull që pasqyron një intervistë me këngëtaren e njohur.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Shkodran në ujë, grabitjet, 300 policë patrullojnë me varka” i cili tregon vendimin e fundit të marrë nga qeveria në kuadrin e situatës së përmbytjeve, për ruajtjen e banesave nga grabitjet e mundshme në zonat e përmbytura.

Në raportin special të kësaj gazete jepen detaje për gjithë zhvillimet e djeshme si dhe për reagimet e krerëve të politikës.


“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Shqipëria nën ujë, Shkodra, Lezha, Berati, Korça evakuojnë banorët”, i cili përmbledh gjithë zhvillimet e djeshme në vend që kanë ardhur si pasojë e kohës së keqe dhe reshjeve të dendura të shiut.

“Janullatos: Kristo, bombë në themelet e kishës”, është një tjetër artikull që citon deklarata e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Kryepeshkopi i përgjigjet akuzave të historianit Kristo Frashëri për rolin e tij në Kishën Shqiptare.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Emergjenca boshatiset liqeni i Ohërit”, i cili flet për rrezikun që mund të vij nga reshjet në liqenin e Ohërit në Pogradec.


Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Përmbytjet, Shqipëria pa ndihma”, i cili tregon përmasat që kanë arritur përmbytjet e ditëve të fundit dhe mungesat e ndihmave nga NATO dhe vendet e tjera.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Shkodër, aty ku pas ujit vërshon dëshpërimi”

Vijojnë disa nga titujt e tjetër të kësaj gazete; “Gjakmarrësi në gjyq për dy vrasje”, “Dënime me burg për ish-komisionerët”, “Topi: Jo debate politike, të panevojshme për situatën”, “Rama: Situata, përgjegjësi e një qeverie të votave të vjedhura”.


E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Shqipëria përmbytet, Rama kërkon kutitë”, i cili flet për situatën në Shkodër dhe protestën e djeshme të opozitës në Pogradec.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Situata e jashtëzakonshme, si po e përballojnë banorët.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Arratisja nga burgu, lirohen të arrestuarit, furi lëvizjes te krerët”.

Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Nga Frrok Çupi/ Një Julian ndodhet pranë teje”.


Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 5 dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE