Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Qeveria greke i është përgjigjur ndihmës së kërkuar nga pala shqiptare për kapërcimin e situatës ë rëndë që është krijuar në veri të vendit nga përmbytjet. Burime për Agjencinë NOA në Ambasadën Greke konfirmuan se drejt vendit tonë janë nisur dy helikopter dhe skuadra shpëtimi për të ndihmuar ne operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e përmbytura.
Ekipet e shpëtimit janë pjesë e helikopterëve të modernizuar të stërvitur për të punuar në kushte emergjence dhe në rrezikshmërisë së lartë.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteDy helikopterët janë të modelit “Super Puma”, të cilët shfrytëzohen nga pjesa më e madhe e shërbimeve të emergjencave civile në botë. Ata mund të përdoren dhe për transportimin e sasive të mëdha të ndihmave, duke e lehtësuar punën e forcave shqiptare.
Burime nga Ambasada Greke thanë se helikopteri i parë grek ka mbërritur pasditen e djeshme rreth orës 17:30. Ndërkohë që po dje është bërë dhe nisja e helikopterit të dytë nga ishulli i Korkyrës, por koha e keqe ka bërë që helikopteri të mos mund të ulet në tokën shqiptare.
Bëhet e ditur se sot paradite shtabit të emergjencës do t’i shtohet dhe helikopteri i dytë i forcave greke.
a.k/NOA