Shkruan: Gafurr Adili
Krizën institucionale në "Republikën" e Kosovës e shkaktuan të huajt, vetëm e vetëm që ta riparojnë defektin e zgjedhjeve të vitit 2007, kur në këto zgjedhje parlamentare atëherë (në vitin 2007) nuk dolën as 40 % -shi i elektoratit të Kosovës, dhe me ç'rast grupit të Prishtinës për në bisedimet e radhës me Beogradin, që do të duhet të mbahen shumë shpejt, mbi të gjitha dhe ndër të tjerat, i mungonte edhe legjitimiteti i popullit shqiptar të "Repulikës" së Kosovës.
Skenaristët e huajë, në bashkëpunim edhe me aktorët e tyre shqipfolës të Prishtinës, synojnë që Kosovën shumë shpejt ta rifusin në bisedime me Serbinë, dhe gjithashtu popullin shqiptar të Kosovës edhe ta mashtrojnë, siç e kanë mashtruar deri me tani, se gjoja bisedimet e radhës me Serbinë do të jenë vetëm bisedime teknike, por që në fakt bisedimet e radhës Prishtinë-Beograd, mbi të gjitha do të jenë bisedime politike, ku pala shqiptare e Prishtinës edhe kësaj radhe do të bëjë kompromise (lëshime) edhe më të mëdha dhe edhe më të dhimbshme, se sa ka bërë në bisedimet e kaluara në Vjenë, ku nga Prishtina u pranua "Pakoja e Ahtisaarit", "Pako..." kjo që asnjëherë nuk u pranua nga Beogradi.
Për fatin tonë të keq, edhe disa organizata patriotike të Kosovës, të cilat në këto zgjedhje parlamentare do të garojnë nën siglën e Lëvizjes VETëVENDOSJE!, kanë rënë pre e këtyre skenarëve antishqiptarë të të huajve dhe të mafias politike të Prishtinës, prandaj degët e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) në "Republikën" e Kosovës, tani e në të ardhmen do të duhet të bëhen forca motorike kryesore e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fillimisht duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare (të parakohshme dhe të jashtëzakonshme), që do të mbahen më 12 dhjetor, dhe më pas edhe duke organizuar protestat mbarë-popullore kundër bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dhe pastaj për të vazhduar edhe me organizimin e Referendumit Mbarë-Kombëtar (Plebishitar) për ribashkimin kombëtar shqiptar.
Organizatat patriotike të Kosovës, të bashkuara me Lëvizjen Vetëvendosje!, edhe sikur të arrijnë që ta kalojnë pragun elektoral (të 5 %-shit) dhe tëhyjnë në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm që nuk do të munden të zgjidhin asnjë cështje dhe aq më pak edhe të pengojnë skenarin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, por përkundrazi, edhe ato do të bëhen pjesë e këtyre skenarëve dhe të pazarllëqeve anti-shqiptare ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar, prandaj edhe gjykoj dhe gjithashtu edhe apeloj që edhe këta organizata patriotike, me në krye Lëvizjen Vetëvendosje!, t'i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare (të jashtëzakonshme dhe të parakohshme), të 12 dhjetorit 2010, në "Republikën" e Kosovës.
Duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare, të 12 dhjetorit 2010, do të ishte një fitore e madhe për ardhmërinë e Kosovës, për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që në këto zgjedhje të mos marrin pjesë më shumë se 40 %-shi i elektoratit shqiptar të "Republikës" së Kosovës.
Përmes këtij veprimi qytetar, demokratik dhe mbi të gjitha edhe kombëtar, kur të fillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe të gjitha organizatat patriotike në"Republikën" e Kosovës do të kenë mundësinë dhe të drejtën legjitime që të mos i njohin këto bisedime dhe as edhe kompromiset (lëshimet) e dhimbshme të Prishtinës ndaj Beogradit, prandej le të mobilizohemi bashkarisht dhe masovikisht për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare, të12 dhjetorit 2010, në "Republikën" e Kosovës.
* Autori është kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), qëndrimet janë personale