English

S’themi dot u tërbua lumi, u marros Zoti, po shteti ku është?!

Nuk ka mundësi që sa herë që të ketë përmbytje ne të themi u tërbua lumi, u marros Zoti, u çmend kaskada. Ne nuk mund të fshihemi më pas këtyre alibive, këto janë alibi pavlerë dhe as nuk mund të mbetemi pre e situatave që mund të kthehen në tragjedi, se në dramë janë kthyer po mos të kthehen në tragjedi....

Nga Edi Rama

Këtu duhet një operacion radikal, jo vetëm për këtë zonë po për të gjithë Shqipërinë, sepse praktikisht këto përmbytje, që përsëriten kaq shpesh dhe që do të vazhdojnë të përsëriten edhe më shpesh në rast se nuk do merren masa, nuk kanë të bëjnë me faktin, se shtohet sasia e shiut po kanë të bëjnë me faktin, që bie çdo vit e çdo sezon aftësia mbrojtëse e vendit nga shiu, nga shkarkimet e detyruara për shkak të erozionit e degradimit total të sistemit të bonifikimit.

Praktikisht unë mendoj se gjendja më e arsyeshme do të ishte që ne ta rikthenim buxhetin e vitit të ardhshëm dhe gjithë investimet në infrastrukturë t’ia dedikonim mbrojtjes dhe risistemimit të gjithë infrastrukturës së bonifikimit të vendit.

Në mënyrë që të gjitha ato, që po ndodhin dhe që harta po përhapet gjithë andej, me zonën më të nxehtë këtu veriperëndimin, të frenohen realisht, jo me arna të momentit, por me një sistem mbrojtës të standardeve ndërkombëtare, që është e mundur të bëhet, por, që është lënë mbas dore vit mbas viti.

Pasi vit mbas viti janë shkatërruar pyje, janë shkatërruar shtretërit e lumenjve, janë shkatërruar sistemet e kullimit, janë shkatërruar sistemet e kanalizimeve, janë shkatërruar tokat me ndërtime kuturu dhe për fat të keq e kundërta nuk ka ndodhur, pra që të investohet për t’i mbrojtur.

Duhet një ndërhyrje radikale.

Një ndërhyrje për të cilën palët duhet të japin dakortësi, nuk është elektorale, është e padukshme elektoralisht, por është shumë e rëndësishme për themelet e këtij vendi, që po shkatërrohen komplet dhe që praktikisht vendi është komplet i pa mbrojtur nga këto histori.

Nuk ka mundësi që sa herë që të ketë përmbytje ne të themi u tërbua lumi, u marros Zoti, u çmend kaskada.

Ne nuk mund të fshihemi më pas këtyre alibive, këto janë alibi pavlerë dhe as nuk mund të mbetemi pre e situatave, që mund të kthehen në tragjedi, se në dramë janë kthyer, po mos të kthehen në tragjedi.

Në qoftë se në këtë argjinaturë këtu, do të kishte pasur një fluks më të madh uji ne sot do të ishim para një tragjedie të vërtetë.

E kjo mund të shmanget vetëm duke bërë një punë nga themeli, duhet të fillojë nga themeli puna me gjithë sistemin e bonifikimit dhe me gjithë sistemin e mbrojtjes nga natyra.

Jemi vendi i dytë në Europë me pasuri ujore dhe në vend ta kishim ujin burim mirqënieje siç e kanë të gjithë, na është kthyer uji në burim fatkeqësish.

Kjo nuk mund të tolerohet.

Qytet si Shkodra, që është ndërtuar 2000 vjet përpara pranë ujit, siç janë ndërtuar qytetet në përgjegjësi pranë ujit, sepse uji është burim mirqënie.

Nuk është burim tragjedish në qoftë se njeriu është i organizuar për ta mbajtur në kontroll.

Në qoftë se nuk ka organizim për ta mbajtur në mirënie, ai atëherë, kthehet në fatkeqësi.

Këto fatkeqësi janë gjithmonë e më të shpeshta për shkak se nuk ka sistem mbrojtës.

Për shkak se masat, që duhen ndërmarrë vazhdojnë të mos ndërmerren dhe për shkak se planet që duhet të ekzistojnë vazhdojnë të mos ekzistojnë dhe për shkak se vizioni është dhe hajde bëjmë një copë rrugë këtu, një copë rrugë atje, një copë rrugë atje që të presim ca shirita e jo të riforcojmë themelet e gjithë infrastrukturës së vendit që praktikisht janë shpërbërë.

*Fjala e Kryetarit të PS-së, Edi Rama gjatë inspektimit të digës së Torovicës

KOMENTE