English

Topalli: Edi Rama, je katil (VIDEO)

Shkodër, 5 Dhjetor 2010 - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vijon të ndjekë me shqetësim situatën në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet. Edhe sot ajo ndodhet në qytetin e Shkodrës ku ka inspektuar nga afër disa zona si ura e Spatharit, Gur i Zi, si dhe fshatra të tjerë.

Kryetarja e Kuvendit ripërsëriti thirrjen ndaj banorëve për evakuim sa më të shpejtë.

Ajo është ndalur lagje më lagje, shtëpi më shtëpi dhe garantoi mbështetjen e fuqishme të të gjitha strukturave të shtetit për strehimin e tyre.

Duke kritikuar protestën e opozitës dje në Pogradec, Topalli tha se ne kemi nevojë për solidaritet, jo për fjalë të rëndë dhe jo për lutjet që të përmbytet edhe më keq Shkodra, siç bën Edi Rama. Natyrisht qytetarët nuk tolerojnë asnjë njeri që guxon të qeshë në këto momente. Natyrisht qytetarët e Shkodrës nuk ia falin kurrë atij që mendon dhe shpreson se do të mbyten dhe do të përmbyten që të gjithë. Natyrisht qytetarët e Shkodrës nuk ia falin kurrë dhe s’do t’ia harrojnë kurrë atij që buzëqesh kur Shkodra apo Shqipëria është në fatkeqësi.
Duke reaguar për deklaratën e Edi Ramës sot se duhet ribërë Buxheti, zonja Topalli e konsideroi Ramën si një njeri katil:

{youtube}sU-DAvC8VKY{/youtube}

Përmbytjet, raportim minutë pas minute
KOMENTE