Vlorë, 5 dhjetor, NOA – Si pasojë e uljes së nivelit të ujit në rrugë, është tashmë prej mëse një ore e kalueshme rruga Vlorë-Selenicë.
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se prej orës 16:20 aksi Vlorë-Selenicë, është tashmë i kalueshëm për makinat.
Rruga Vlorë-Selenicë ishte bllokuar pasi në vendin Bishti i Malit, lumi Vjosë kishte dalë nga shtrati mbrëmjen e shkuar si pasojë e tejfryrjes nga reshjet duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve në këtë zonë.Më herët u hap edhe rruga berat-Poliçan mesditën e sotme, e cila ishte bllokuar si pasojë e shkarjes së skarpatës mbi rrugë.
Kjo rrugë u zhbllokua në një kohë të shpejtë nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, pasi ajo është e vetmja rrugë që lidh Skraparin me Beratin e pjesën tjetër të vendit.
i.t/NOA