Tokio, 5 dhjetor, NOA – Ndërsa kompania britanike Rolls-Royce pa t’i hidhej në erë një kontratë e majme e furnizimit me motorrë për helikopterë të ushtrisë spanjolle mësohet se kjo kontratë qenkësh prishur nga kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, i cili kishte ndërruar mendje për oportunizëm apo më shumë para duke firmosur kontratë me General Elektrik.
Lajmin e bëri publik faqja e internetit Wikileaks gjatë publikimit të çerek milioni dokumentesh, mesazhes sekrete e konfidenciale të diplomacisë amerikane me ato të vendeve të tjera.
Në mesazhet e publikuara nga Wikileaks dhe që u zbardhën nga prestigjiozja Guardian kryeministri spanjoll përshkruhej si oportunist, nga zyra diplomatike e SHBA-ve në Madrid.
Sipas mesazheve u bë publik fakti se kontrata me Rolls-Roys e vlerësuar me plot 200 milion sterlina, u mbyll pa pritur e pa kujtuar, pasi kryeministri Zapatero nënshkroi një tjetër kontratë me kompaninë amerikane General Electric.
Madje detajet e këtij operacioni, sipas mediave hedhin hije mbi raportin e ashtuquajtur special mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
mit/NOA