Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu do të zhvillojë sot takimin e parë zyrtar në Tiranë. Rreth orës 12:00 diplomati amerikan ka hyrë në Presidencë.
Në bazë të protokollit zyrtar, ambasadori Arvizu pritet të dorëzojë letrat kredenciale te kreu i shtetit.
Pritet që më pas ambasadori amerikan të takojë dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Vizitat e ambasadorit amerikan bëhet në kuadër të prezantimit zyrtar.
Aleksandër Arvizu, është një diplomat karriere. Para marrjes së detyrës në Shqipëri ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Zyrës së Zhvillimit të Karrierës dhe Pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit.
a.k/NOA