Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një person të dyshuar si vrasësin e një 38-vjeçari dje në Tiranë. Ngjarja që ndodhi ditën e djeshme në Laprakë, ku humbi jetën 38 vjeçari Murat Adem Mata, dyshohet se ka për autor Ferat Isuf Skacaj.
38-vjeçari Skacaj, lindur ne Kukës dhe banues në Tiranë, u arrestua dje pas shpalljes në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka goditur me thikë Matën pas një sherri.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë rreth orës 14.30’, në afërsi të mbikalimit të Kamzës. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë që nga konflikti i djeshëm mbeti i plagosur dhe 39 vjeçari Petrit Qazim Murati lindur ne Burrel dhe banues në Yrshek Tiranë.
a.k.NOA