English

Berisha: Do të jap rrogën e një muaji për banorët e zonave të përmbytura

Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka shprehur vlerësime maksimale për kontributin dhe punën e bërë nga të gjitha institucionet dhe për solidaritetin e krijuar me banorët e zonave të përmbytura.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se ndjehej i prekur nga solidaritetit i shprehur nga qytetarët e gjithë vendit dhe bizneset që kanë dhënë ndihma monetare dhe mjete materiale për të përballimin e situatës.

Ai u shpreh se në shenjë solidaritet do të jap një rrogën e tij mujore për fondin e emergjencës.

“Ndjehem i prekur nga ky solidaritet dhe unë do vendos një rrogë time për tu ardhur në ndihëm qytetarëve. Dhe unë u bëjë thirrje qytetarëve që të solidarizohen për të ndihmuar banorët”, the kreu i qeverisë.

a.k/NOA

KOMENTE