English

Berisha: Përmbytjet, të papara ndonjë herë me këto përmasa

Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së së përmbytjet e ditëve të fundit kanë qenë më të mëdhatë që janë parë ndonjë herë në vend.

Ai u shpreh se më e rëndësishmja është që deri më sot nuk ka asnjë jetë të humbur. Ai falënderoi deputetët e PD-së për kontributin që kanë dhënë në gjithë vendin për përballimin e situatës. “Është bërë çdo gjë e mundur për të mos humbur asnjë jetë të vetme dhe për të shpërndarë ushqime për çdo familje, kudo dhe për të garantuar shërbimin shëndetësor. Është përballuar çdo urgjencë”, tha Berisha.

“Kini bërë të pamundurën ne Shkodër, Fier Vlorë, Gjirokastër, Tropojë dhe kudo në mënyrë që pasojat e këtyre vërshimeve, të papara ndonjë herë me këto përmasa, të trajtohen sa më shpejt dhe më mirë”, tha Berisha para deputete të PD-së.

Ai u shpreh se më e prekura është Shkodra. “Epiqendra kryesore e këtyre përmbytjeve të mëdha, ndofta ndër më të mëdhatë që janë shfaqur ndonjë herë është Shkodra, qyteti, zonat e nën Shkodrës dhe rrethinat. Në Shkodër janë të përmbytur dhjetëra mijë banesa dhe lokale”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE