Tiranë, 6 dhjetor, Update -NOA – Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje nga deputetët e Partisë Demokratike që gjatë këtij muaji të jenë të përkushtuar për përballimin e situatës së krijuar në vend nga përmbytjet.
Ai ka deklaruar se muaji dhjetor është përvjetori i vendosjes së pluralizmit në vend dhe themelimit të Partisë Demokratike. Kryeministri theksoi se këto festime do të shtyhen për të qenë pranë banorëve të zonave të përmbytura.
“Këto festime do të shtyhen, duke përparësuar angazhimin e plotë dhe të gjithëanshëm në përballimin e situatës”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë kërkoi nga deputetët që të shikojnë mundësinë e shtyrjes së punimeve të seancës së radhës së Kuvendit.
Sipas tij është shumë e rëndësishme që deputetët të janë në zonat e tyre elektorale. Berisha tha se qytetarët kanë nevojë të jenë në kontakt me ata që i kanë zgjedhur.
a.k/NOA