English

Carla Bruni lutet për një fëmijë tjetër me Sarkozy

Francë, 7 dhjetor NOA - Carla Bruni, në Indi së bashku me burrin e saj Nikolas Sarkozi, i ka kërkuar Fatehpur Sikri, ku ndodhet varri i shenjtorit sufi Salim Chishti, një tjetër fëmijë.

Gjatë vizitës në kompleksit perandorak të Fatehpur Sikri, kujdestari Peerzada Rais Mian Chishti i ka kërkuar ish-modeles: “Cila është dëshira juaj, lutja juaj?”. Dhe Bruni tha: “Lutu për djalin tim dhe lutu që të kem dhe një tjetër.

Çifti presidencial hyri në tempull me këmbët e zhveshura, siç e kërkon dhe vetë riti dhe me kokën e mbuluar. Të dy ofruan si dhuratë një tufë me trëndafila.

“U bëra të ditur - tha kreu i tempullit – se ky vend plotëson dëshirat e të papunëve, të pamartuarve dhe atyre që nuk kanë fëmijë. Sarkozi më ka kërkuar që të lutem për suksesin e tij, ndërsa Karla më tha se donte një fëmijë tjetër dhe kështu unë u luta për ata”.

r.b/NOA

KOMENTE