English

CEZ u rikthen energjinë 21 mijë konsumatorëve, në veri disa fshatra ende pa energji

Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Kompania çeke CEZ Shpërndarje ka rikthyer energjinë elektrike për afro 21000 abonentë të shpërndarë në disa zona të vendit.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Në përditësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve CEZ Shpërndarje informon se është rikthyer energjia në këto zona në rang vendi, si më poshtë:

1. Tiranë: Paskuqan, Babrru dhe Mëzes

2. Durrës: Gjiri i Lalzit, Shkozet dhe Porto Romano, e Sukth

3. Shkodër: Guzi i Zi, Mes dhe Bërdicë

4. Fier: Kallem

5. Vlorë: Selenicë, Kafaraj, Skelë

6. Elbasan: Gjinar

7. Burrel

8. Fushë Krujë

9. Bulqizë: Gollobordë

10. Gjirokaster: Kardhiq

11. Tepelenë: Krahës

Ndërkohë CEZ Shpërndarje nbën me dije se si pasojë e një defekti të OST-së në linjën Fierzë – Fushë Arrëz 110 KË , kjo linjë është stakuar që nga ora 13:30 e ditës së sotme, dhe energjia mendohet të rikthehet rreth orës 15:45 po brenda ditës së sotme.

Përgjatë këtyre dy orëve nënstacionet; Fushë Arrëz, Kalimash, Rexhepaj, Krumë, Pukë, Tuç, Reps, Rubik, Rrëshen dhe Kaçinar, do të jenë ende pa energji elektrike.

Sipas CEZ Shpërndarje këto ndërprerje vijnë si pasojë e problemit në linjën e OST-së.

mit/NOA

KOMENTE