English

Dialogu Prishtinë-Beograd, Zannier caktohet si ndërmjetës

Prishtinë, 6 dhjetor, NOA – Bisedimet e parashikuara mes Prishtinës dhe Beogradit, pritet që të kenë si ndërmjetës të tyre, shefim aktual të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, i caktuar në këtë detyrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Mësohet se ky vendim është marrë pas një komunikimi të vazhdueshëm për çështjen e Kosovës, mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe kryediplomates së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Nga ana e tyre, Kombet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në vendosjen e një dialogu mes palëve me qëllim të promovimit të paqes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon në një bashkërendim me Bashkimin Evropian.

Një rezolutë e OKB-së e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme në shtator të këtij viti, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të angazhohen në një dialog për çështjet e interesit të përbashkët me lehtësim të BE-së.

n.e/NOA

KOMENTE