SHBA, 7 dhjetor NOA - Më shumë hapësirë për fotografitë dhe mundësi të reja të përshkrimit të vetes. Është kjo paraqitja e re e Facebook, e cila ka vendosur të pasurojë faqen e saj duke u dhënë mundësi të gjithë përdoruesve të saj të tregojnë të gjithë historinë e tyre.
Lajmi u njoftua nga numri një i kësaj kompanie në një intervistë të dhënë për CBS, Mark Zuckerberg, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e një kuotimi në bursë të kompanisë.
Zuckerberg ka pohuar gjithashtu se në vitin 2006 ai ka refuzuar një ofertë prej një miliardë dollarësh nga Yahoo.
r.b/NOA
Lexoni gjithashtu:
Facebook tani vlen 50 miliardë USD
Akuzat: Cenon privatësinë
15 kuriozitete mbi Facebook. A i dini?