Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Një 21 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për falsifikim të dokumenteve zyrtare shtetërore.
Bëhet fjalë për Olti Qazim Hoxha, 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim dy vite më parë pas vendimit të gjykatës.
Hoxha është dënuar për falsifikimin e dokumenteve të gjendjes civile më 13 qershor të vitit 2008. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar atë 6 muaj burg dhe 300 mijë lekë gjobë.
Përgjatë dy viteve Hoxha i është shmangur vuajtjes së dënimit. Ndërkohë që ndaj tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në muajin korrik të vitit 2010 ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të formës të Gjykatës.
a.k/NOA