Londër, 6 Dhjetor, NOA- Ju prezantojmë me George: një robot që vjen nga Lufta e Dytë Botërore, por që nuk ka qenë pjesëmarrës në të. Përkundrazi është "fryt" i luftës në kuptimin që është krijuar duke përdorur metalet e marra nga lufta.
Për një gjysmë shekulli ai ka “fjetur” në garazhdin e shpikësit të tij. Lufta e Dytë Botërore ka inauguruar disa teknologji të cilat më vonë janë shfrytëzuar për përdorime të ndryshme të tilla si furrat me mikrovalë apo raketat hapësinore.
“Në atë kohë dramatike ka pasur vend edhe për krijimtari, tregon Tony Sale, shpikësi i robotit.
Tony tani është 79 vjeç.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai realizoi robotin George (1.8 m). Roboti mund të ecë, madje edhe të vrapojë dhe të njohë një dritë në një dhomë, thënë ndryshe stërgjyshi i robotit Honda Asimo.
George është rinovuar me dy bateri litium në këmbët e tij.
Ai tani do të ketë një shtëpi të përhershme në National Museum of Computing in Bletchley Park, Buckinghamshire, Angli.
a.e./NOA