Rusi, 7 dhjetor NOA - Ka dështuar vënia në orbitë e tre satelitëve rus që përdoren për sistemin e navigimit satelitor GLONASS, korrespondenti amerikan i GPS.
Satelitët, e nisur nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan janë rrëzuar në Oqeanin Paqësor jo shumë larg nga Hawaii. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo dëme të tjera pas aksidentit.
vënia e tyre në orbitë do të plotësonte një plejadë të njëzet satelitëve të sistemit satelitor të navigacionit rus GLONASS, i projektuar nga Rusia për të konkurruar sistemin e navigacionit GPS amerikan.
r.b/NOA