Londër, 7 dhjetor NOA - Ka pohuar se vuan nga një tumor në tru e kocka dhe nga leucemia, duke kërkuar për një ofertë trajtimi në SHBA. Kjo gjë u besua duke parë se paratë i kishte mbledhur.
Për të qenë më të saktë, arriti të grumbullonte 1 mijë e 380 sterlina. Asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë. Tani gruaja, një nëna 23-vjeçare e tre fëmijëve, është e akuzuar për mashtrim.
Historia është publikuar nga Daily Mail, sipas të cilës gruaja e re, Terri Edkins, me origjinë nga Gainsborough, Lincolnshire, kishte dashur që ti jepej besim për të grumbulluar 25 mijë euro që të bënte një trajtim i shtrenjtë.
Njerëzit e kishin besuar, madje deri në atë pikë saqë ofertat ishin bërë pjesë tre ngjarjeve bamirësie, ku në mesin e tyre një lojë futbolli.
Edkins tani do të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës për t'u përballur me të gjitha akuzat.
r.b/NOA