English

Ka rënë kolera, shtohen viktimat në Haiti

Haiti, 6 dhjetor NOA - Numërohen të paktën 140 persona të vdekur si pasojë e kolerës, në ditët e fundit në Haitin jug-perëndimor, një zonë deri tani e paprekur nga epidemia, që në mbarë vendin u ka marrë jetën 1880 personave.

“Kemi pasur një numër të madh të vdekjeve në komunitet, ku njerëzit kanë arritur ta lidhin sëmundjen dhe me magjinë”, - tha Duvelson Angello, përgjegjëse për shëndetin në Grand Anse.

Në të njëjtin rajon janë të paktën 14 njerëzve të cilët akuzohen për magji.

Gjatë murtajës së epidemisë, në vend tashmë ka nisur gjuetia ndaj të akuzuarve për magji, që besohet se është një nga shkaqet që është përhapur kolera me anë të substancave të përgatitura.

“Në Grand Anse Grand po përballemi me një problem kulturor - sqaroi Angello - njerëzit mendojnë se sëmundja është e mbinatyrshme, nuk ndjekin rekomandimet mjekësore, duke preferuar të shkojnë “mjekë popullorë”, që me shumë mundësi mund të jenë vetë të prekur nga kjo epidemi.

r.b/NOA

KOMENTE