English

KESH: Nivelet e ujit në kaskadat e Drinit, ende të larta

Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Të dhënat e fundit të raportuara nga Korporata Energjetike Shqiptare lidhur me për situatën në kaskadën e Drinit, tregojnë se në to, niveli i ujit vazhdon të mbetet në kuota të larta.

Kjo, edhe pasi ditën e djeshme pati një ndërprerje të reshjeve dhe situata e përmbytjeve në rang vendi, shënoi një përmirësim të dukshëm të saj.

Sipas të dhënave që KESH komunikoi për mëngjesin e sotëm, në liqenin e Fierzës lartësia e ujit ka arritur 291.6 metra, ndërsa kuota maksimale e saj është në nivelin prej 296 metrash.

Ndërkaq, prurjet në këtë kaskadë raportohet që të jenë në nivelin prej 1100 m3/sek dhe shkarkimet 1091 m3/sek.
Kurse në hidrocentralin e Komanit niveli liqenit ka arritur 169.57 metra, duke iu afruar kuotës maksimale të lejuar, e cila është 175 metra.

Ndërsa prurjet arrijnë në 1330 m3/sek dhe shkarkimet 1371 m3/sek.
Në fund, në hidrocentralin e Vaut të Dejës, raportohet se niveli i ujit është 73.76 metra, ndërsa kuota e lejuar është 76 metra.

Sipas KESH-it, prurjet këtu janë në nivelin prej 1040 m3/sek dhe shkarkimet 1 410 m3/s.

n.e/NOA

KOMENTE