English

Krasniqi: Serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Prishtinë, 6 dhjetor, NOA – Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë duhet që të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Një thirrje të tillë e ka bërë sot ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ai i ka ftuar serbët e Kosovës në këtë mënyrë të bëhen pjesë e procesit të reformave në shtetin më të ri të Evropës.

“Me hedhjen e votës, pakica serbe do të shfrytëzojë të drejtën e saj për të qenë pjesë e institucioneve”, ka thënë Krasniqi.
Suke shprehur më pas keqardhje për thirrjet e Beogradit zyrtar, që serbët të mos dalin në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE