Zagreb, (Kroaci) 6 dhjetor, NOA – Ish- ministri i mbrojtjes i Kroacisë, Berislav Ronçeviç, është dënuar me katër vjet burg, ndërsa ndihmësi i tij Ivo Baçiç me dy vjet.
Dy zyrtarët e lartë të ministrisë kroate janë akuzuar se kanë dëmtuar shtetin për rreth 1.4 milionë euro.
Gjyqi i Qarkut në Zagreb vendosi që t’i kthehen paratë shtetit, nëse ky vendim konfirmohet edhe nga Gjykata Supreme.
Ronçeviç dhe Baçiç janë dënuar pas një procesi gjyqësor dhjetëmujor për shkak se kishin dëmtuar shtetin pasi kishin blerë kamionë ushtarakë “Iveco”, të cilët në tender kishin qenë më të shtrenjtë sesa ata “Man”.
a.k/NOA