English

Mbërrijnë ndihmat e para nga Italia

Shkodër, 6 dhjetor, NOA - Një karvan i përbërë prej 5 maunesh, të cilat përmbanin 25 ton mallra ushqimorë, 5 ton veshje dhe pajisje kundër shiut, si edhe 4 ton produkte për higjenën vetjake, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në formë ndihme nga pala italiane.

Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga policia e Portit të Durrësit, këto ndihma kanë mbërritur prej andej, si përgjigje e kërkesës për ndihmë që iu bë autoriteteve italiane, nga ato shqiptare mbi përballimin e emergjencës në qarkun e Shkodrës.

Ndihmat ndërkaq, mësohet se do të marrin rrugën e tyre drejt Shkodrës, për t’u shpërndarë atje.

Nga ana e saj, ambasada italiane ka bërë me dije se këto janë vetëm ndihmat e para.

n.e/NOA

KOMENTE