Shkodër, 6 dhjetor, NOA - Gjatë ditës së djeshme është kryer një volum i jashtëzakonshëm, si në drejtim të vijimit të procesit të evakuimit, ashtu edhe të furnizimit në banorëve në zonat e përmbytura dhe të izoluara me ushqime, me ujë.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteNjë fakt të tillë e ka bërë me dije vetë ministri i Energjetikës, ilir, Meta, i cili përmendi madje edhe rastin ku është ndërhyrë për të transportuar në komunën e Velipojës një grua shtatzënë, gjë që tashmë është realizuar dhe nuk ka asnjë rrezik.
“Shërbimet shëndetësore pranë këtyre komuniteteve kanë funksionuar në mënyrë të vazhdueshme dhe pa ndërprerje. Është e rëndësishme të theksojmë se me vënien në përdorim edhe të helikopterëve që kanë ardhur nga Turqia dhe Greqia, me kapacitete transportuese më të larta, është bërë një punë e ndjeshme për të nisur një furnizim më afatgjatë për banorët”, tha ai.Duke shtuar se në këtë drejtim është siguruar edhe një komunikim i vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e komunave dhe me kryepleqtë e fshatrave për një administrim sa më të mirë të të gjithë nevojave më jetike.
“Njëkohësisht, ka ecur shumë mirë edhe fillimi i furnizimit me koncentrat për bagëtitë që janë të izoluara dhe ushqimi i tyre është dëmtuar për shkak të përmbytjeve, nga Drejtoria e Bujqësisë së rrethit të Shkodrës.
Ajo që është më e rëndësishme, do të theksoja punën që është bërë për të mbrojtur argjinaturat, sidomos atë të Reçit, në komunën e Velipojës. Një punë e jashtëzakonshme është bërë dhe vazhdon të bëhet për të siguruar argjinaturën në Torovicë.
Në tërësi i gjithë ky operacion humanitar vjen duke u perfeksionuar dhe në këtë drejtim Shtabi i Emergjencës, edhe në mbledhjen e sotme, diskutoi në vijimësi jo vetëm për ditën e nesërme, por për të gjithë procesin, me të cilin po ndeshet komuniteti, Shtabi i Emergjencës dhe të gjithë të deleguarit sipas komunave.
Një punë shumë e mirë dhe e organizuar është bërë në qytetin e Shkodrës, ku është bërë një operacion masiv për furnizimin e popullatës në pjesën e qytetit që është e përmbytur dhe e izoluar”, përfundoi Meta lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA