Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) njofton shpalljen e Edicionit të Dytë të çmimeve “Vangjush Gambeta”, në gazetarinë ekonomike, shtypin e shkruar, radio dhe televizion.
Si edhe në Edicionin e Parë, do të ketë një çmim të vetëm për shkrimin më të mirë në gazetë, raportimin më të mirë në radio dhe në televizion.
Juria e konkursit fton të gjithë pjesëmarrësit, anëtarë të Unionit të Gazetarëve nga i gjithë vendi, të paraqesin materialet konkurruese pranë Zyrës Qendrore të UGSH
ose t’i dërgojnë ato me anën e postës elektronike në adresën : unioniigazetareve@gmail.com
Afati i fundit i dorëzimit të materialeve konkurruese është 7 dhjetor 2010.
NOA