Shkodër, 6 dhjetor, NOA – Kur Shkodra endet nën ujë në ditën e shtatë të përmbytjeve dhe kryeministri deklaroi se evakuimet mbeten parësore dhe do të jenë afatgjata, uniformat blu të policisë së shtetit që janë në terren bashkë me forcat e ushtrisë kanë evakuuar sot 23 familje me plot 95 persona nga fshatrat e përmbytura të Komunës Dajç.
Përmbytjet, raportim minutë pas minutePolicia e Shtetit mbulon me efektiva të saj 24 orë në 24 komunat dhe fshatrat më problematikë.
Në një përditësim të orëve të mbrëmjes policia e Shkodrës njofton se operacionet e Policisë së Shtetit vazhdojnë të jenë të përqendruara në fshatrat nën ujë të komunës Dajë, në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit, në fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtëm të Komunës Bushat, në fshatrat e Komunës Bërdicë, në fshatrat Kuë, Renc e Vukatanë të Komunës Guri i Zi, në fshatrat Ças, Pulaj e Reç te Komunës Velipojë, në lagjet periferike të qytetit buzë Liqenit të Shkodrës, si dhe në lagjet në hyrje të qytetit, Xhabije, Salo Halili, Livade e Tophan.Janë plot 798 forca policore, 3 helikopterë të Policisë së Shtetit, 10 kamionë për transport dhe 78 automjete të tjera të llojeve të ndryshme si dhe 14 mjete lundruese.
Strukturat e policisë së shtetit vazhdojnë angazhimin maksimal për përballimin situatës, si dhe për t’u dhënë ndihmë banorëve të zonave të përmbytura, për evakuimin e tyre dhe në transportimin e bazës ushqimore dhe të gjësë së gjallë, por edhe për menaxhimin e fluksit të lëvizjes në akset rrugore dhe garantimin e sigurisë publike.
Bëhet e ditur se pranë Shtabit të Emergjencës i ngritur në Prefekturën e Shkodrës janë marrë dhe finalizuar 16 kërkesa nga shtetas te ndryshëm, për evakuim, ndihmë mjeksore apo për shërbime të tjera nga policia.
Gjithashtu infomohet se janë evidentuar gjithsej 403 kërkesa për ndihmë nga familjarë të zonave të përmbytura, të cilëve u është dhënë ndihma e nevojshme si për evakuimin e tyre, edhe për trajtimin mjekësor, apo sigurimin e ushqimeve.
Policia gjithshtu sqaron se gjatë kësaj periudhe nuk janë evidentuar ngjarje kriminale në zonat e përmbytura të cilat do t’i sillnin një tjetër dëm situatës së pasigurisë në këtë qytet dhe zonat e nënshkodrës.
Shërbimet e policisë vijojnë të pandërprera në të gjitha akset rrugore problematike, për të drejtuar lëvizjen e automjeteve dhe moslejimin e kalimit të tyre në zonat e përmbytura.
i.t/NOA