English

Ristani: Na duhen kutitë, do të djegim fletët e votimit

Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë shumë shpejt vendimin për djegien e fletëve të votimit.

Në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, kryetari i këtij institucioni Arben Ristani, deklaroi se anëtarët e KQZ-së duhet të zbatojnë ligjin dhe të mos ndikohen nga marrëveshjet politike mes forcave kryesore.

“Pavarësisht marrëveshjes politike, ne do të veprojmë sipas ligjit, nuk mund të dalim mbi ligjin. Duhet të vendosim për pastrimin e fletëve të kutive”, tha Ristani.

Kreu i KQZ-së e justifikoi ndërhyrjen në kutitë e fletëve të votimit me faktin se po afrojnë zgjedhjet lokale dhe është e nevojshme që të pastrohen kutitë e votimit për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se shumë shpejt do të vendoset dhe për afatin e boshatisjes së kutive të votimit.

a.k/NOA

KOMENTE