Shkodër, 6 dhjetor, NOA – Situata ende e vështirë e përmbytjeve në Shkodër, edhe pse në qytet nuk kanë rënë reshje dy ditët e fundit, ka bërë që zëvendëskryeministri Ilir Meta gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencës në Shkodër të deklarojë se përparësi mbetet dërgimi i ndihmave ushqimore dhe medikamenteve për banorët e evakuuar dhe ata që ende nuk janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteZëvendëskryeministri Meta theksoi furnizimi me ushqime duhet të vazhdojë pa ndërprerje.
Ai ka apeluar ndërkaq që të bëhet kujdes me ushqimet që përmbajnë koncentrate kafshësh.Ai bëri i thirrje gjithashtu mjekëve që të jenë në gatishmëri për t’i shërbyer banorëve të zonave të përmbytura 24 orë pa ndërprerje, pasi siç mund të kuptohet banorët e evakuuar nga shtëpitë e tyre janë tashmë edhe nën rrezikun e sëmundjeve të ndryshme, por edhe të ftohtit.
Edhe pse reshjet mungojnë niveli i ujit vijon të mbajë të përmbytura rreth 14 mijë ha tokë dhe plot 2561 shtëpi nën ujë, duke bërë që gjendja të jetë ende e rëndë dhe e vështirë për t’u kaluar. Vijon...
mit/NOA